MMbrëmja e maturës me emocione të përziera
Nata e veçantë - matura
Të qenit i veçantë në mbrëmjen e maturës, në këtë kohë, nuk është edhe e lehtë, ngase veçantia edhe pse në shikim të parë duket reale, në disa raste edhe mund të dështojë.
Arbnor Kongjeli: Matura me gëzim e pikëllim
Arbnor Kongjeli, maturant nga shkolla e mesme profesionale Adem Gllavica, në Lipjan, thotë se e pret me padurim mbrëmjen e maturës. “Edhe pak ditë e kemi mbrëmjen e maturës dhe po e pres me padurim, por edhe me pikëllim këtë natë. Me padurim se do të jetë një mbrëmje e veçantë për mua, kurse me pikëllim se nuk do të jemi më bashkë në bankat shkollore si dikur”, - thotë ai. Ai shton se nga ajo që ka kuptuar nga profesorët dhe nga ushtrimet e bëra për testet, shpreson se duhet t’i kalojë për t’u regjistruar në fakultet. Në tërësi mendon se testet nuk janë edhe shumë të vështira, por vetëm duhet pak angazhim. I pyetur se sa do të investojë për mbrëmjen e maturës dhe a ja vlen investimi që do të bëjë, duke pasur parasysh faktin se është vetëm një natë, ai thotë se do të shpenzojë rreth 200 euro, edhe pse ndoshta janë paksa shumë, por, siç shprehet ai, maturant jemi vetëm një herë. Arbnori dëshiron të duket bukur, të rregullohet te ndonjë frizer profesional dhe çdo gjë të jetë perfekte. Ai shpreson shumë që profesorët do të jenë të mirë, do t’i kuptojnë drejt dhe do të festojnë bashkërisht me ta. Arbnori shpreson që t’i kalojë me sukses të gjitha testet dhe në të ardhmen ta gjejë veten në Fakultetin e Ekonomisë. Ai i porosit bashkëmoshatarët e tij që t’i përkushtohen sa më shumë testit të maturës, sepse kanë akoma ditë përpara deri në regjistrimin e fakultetit, ngase tashmë veçse ka filluar karriera e jetës së tyre.
Nata e veçantë - matura
Të qenit i veçantë në mbrëmjen e maturës, në këtë kohë, nuk është edhe e lehtë, ngase veçantia edhe pse në shikim të parë duket reale, në disa raste edhe mund të dështojë.
Arbnor Kongjeli: Matura me gëzim e pikëllim